Më shumë se 100 diplomatë në detyrë të Gjeorgjisë kanë firmosur një letër të hapur ku kritikojnë vendimin e qeverisë së re për pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, tha një diplomat të premten.
Në orët e para të së premtes, policia u përlesh me protestuesit Tbilsi të cilët kishin dale në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar vendimin. Autoritetet njoftuan për dhjetra të arrestuar.
Diplomatët thanë se vendimi që u bë publik dje nga partia në pushtet Ëndrra Gjerogjane ishte në shkelje të zotimit kushtetues të vendit për anëtarësim në Bashkimin European.
Sipas vendimit, qeveria do të pezulloje bisedimet për anëtarësim europian dhe do të refuzoje grantet financiare deri në 2028.
Në protestën që u zhvillua të enjten në mbrëmje, policia hodhi ujë, spraj djegës dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve të rinj të maskuar të cilët ishin të zemëruar me vendimin e qeverisë.
Ministria e Brendshme njoftoi arrestimin e 43 personave dhe plagosjen e 32 policëve.
Gjatë protestës demostruesit u përpoqën të rrëzojnë barrierat metalike të vendosura jashtë parlamentit.
Partia më e madhe opozitare, Koalicioni për Ndryshim tha se dy drejuese gra të saj ishin sulmuar nga policia gjatë protestës, dhe kishin marrë lëndime të rënda.
Nika Melia, kryetarja e Koalicionit për Ndryshim bëri thirrje për protesta të tjera të premten.
Tre universitete në Tbilisi njoftuan per ndërpreje te mësimit ndërsa një grup shoqatash biznesi, përfshirë dhomat e tregtisë të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Gjermanisë deklaruan se kundërshtonin ngrirjen e bisedimeve.
Partia Ëndrra Gjeorgjani pretendoi fitore në zgjedhjet e tetorit me 54 për qind të votave, por partitë e opozitës thanë se zgjedhjet u manipuluan dhe refuzuan të zinin vendet në Parlament. VOA