Tirana proteston për të 12-ën ditë me radhë kundër ndërtimin në Zbërnec dhe kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar dorëheqjen.
Pjesëmarrja ka qenë tepër e lartë në protestë, ndërsa ditën e djeshme ka zgjatur deri në mesnatë.
Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin e tyre para Kryeministrisë.
Ndërkohë njëzëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ka bërë disa reagime, duke i sulmuar.
Protesta në Tiranë, por edhe në qytete të tjera ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, të cilat e kanë pasqyruar, duke e transmetuare edhe live.
Mijëra qytetarë pritet të mblidhen edhe sot në kryeqytet, ndërsa qytetarët u kanë bërë thirrje bizneseve që të mbyllin qepenat nga ora 18:00 deri në 20:00.
Kujtojmë se Rama ka theksuar se projekti është në fazë studimi dhe se po punohet nga studio ndërkombëtare arkitekture, ndërsa kundërshton pretendimet që, sipas tij, po qarkullojnë pa bazë faktike.