Qytetarët do votojnë, por rrugët e Vlorës bllokohen në 11 Maj

Më 11 maj, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, por në qytetin e Vlorës, dita e zgjedhjeve do të përkojë me një tjetër ngjarje të rëndësishme, një etapë e “Giro d’Italia”.

Për shkak të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të çiklizmit, një pjesë e mirë e rrugëve kryesore në Vlorë do të jenë të bllokuara, çfarë pritet të sjellë vështirësi për qarkullimin e qytetarëve, përfshirë edhe ata që do të duhet të shkojnë në qendrat e votimit.

Mbyllja e rrugëve, kufizimi i qarkullimit dhe prania e lartë e forcave të rendit për organizimin e garës, mund të ndikojnë në pjesëmarrjen e votuesve, veçanërisht në lagjet ku aksesimi i qendrave të votimit mund të bëhet më i vështirë.

Kjo është hera e parë që një etapë e “Giro d’Italia” zhvillohet në territorin shqiptar, duke e bërë eventin një mundësi të madhe për promovimin e turizmit, por edhe një sfidë logjistike në një ditë me rëndësi kombëtare si ajo e zgjedhjeve.