Qeveria merr vendimin: Administrata publike pushim edhe të premten

Administrata publike do të jetë pushim edhe ditën e premte. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u vendos që data 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.

Për shkak se e enjtja është pushim për Krishtlindjen, qeveria ka vendosur edhe të premten për administratën.

Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, e cila është festë zyrtare, e për rrjedhojë administrata publike do të jetë pushim dy ditë.

Ndërkohë ditën e hënë institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit.