Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës ku është qëlluar në drejtim të një biznesi.
Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar. Pronarët kanë parë gëzhojat mëngjesin e të premtes, gjatë momentit kur kanë hapur biznesin e tyre.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ka nisur punën për zbardhjen e saj.
“Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës”, thote policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.