Puth foton e Agron Shehajt dhe e falenderon për djalin, kreu i “Mundësia” i përgjigjet me VIDEO

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ka dhënë përgjigje një videoje të bërë virale dy ditët e fundit në rrjete sociale, ku një burrë puth broshurën e Partisë Mundësia në rrugë, dhe thotë se djalin e tij e ka mbajtur me punë Shehaj.

“Ja, Agron Shehaj, ka punuar çuni në call-center 1200 euro i jepte. Ja ky lloj burri ma ka mbajtur çunin në punë mua. Kush ma mbajtët, ju të majtët? Ja pra, ky ma ka mbajt.” – u shpreh burri në video.

Agron Shehaj komentoi me video në rrjete sociale këtë moment, duke thënë se djalin në fjalë nuk e ka mbajtur me punë ai, por merita e djalit.

“Fjalët e këtij zotërisë në fakt më bëjnë të ndihem shumë i vlerësuar. Por dua të sqaroj diçka.

Nuk e kam mbajtur unë djalin e tij në punë, e ka mbajtur puna e tij e ndershme. I ka merituar të gjitha ato 1200 euro që ka marrë në muaj. Dhe në fakt ky është modeli që ne duam të sjellim ne Shqipëri, modelin e punës dhe meritokracisë. Për këtë kemi nevojë për mbështetjen e secilit prej jush. Ju falenderoj shumë dhe iu bëj thirrje të vazhdoni të na mbështesni” – u shpreh Agron Shehaj.