Pushoi tre javë në Dhërmi/ Rama vjen në Tiranë, shfaqet i veshur me të zeza

Pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi, kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrë në Tiranë.

Rama shfaqet i të veshur sportiv, me rroba të zeza, teksa hyn në godinën e Kryeministrisë.

Në ditët në vijim, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku Rama pritet të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”.

Deri tani nuk dihet se si Rama do të “kompozojë” përbërja e kabinetit qeveritar.

Kryeministri gjatë fushatës elektorale pohonte se Shqipëria do të bëhet asnëtare e plotë e Bashkimit Evropian në vitin 2030, ndërsa pas fitores më 11 maj, ai tha se ky besim kërkon punë dhe përkushtim maksimal.