Lajmi për arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e një qendre pritjeje për refugjatët në Shëngjin, ka bërë bujë dhe ndezur opinionin publik, orët e fundit.
Tre muaj pas pushimeve të Kryeministres italiane në bregdetin shqiptar, në Vlorë, gazeta italiane, “Corriere dela Sera”, sugjeron se pushimet e Melonit ishin një justifikim për marrëveshjen mbi emigrantët.
Gazeta shkruan se protokolli për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, u mbyll gushtin e kaluar, gjatë takimit që Rama dhe Meloni zhvilluan, i cili u cilësua si një pushim i thjeshtë. Ai do të jetë funksional në pranverën e vitit 2024.