Punonjësja e paraburgimit në Vlorë akuzon zv.drejtorin: Më kërkoi 10 mijë euro për vendin e punës

Punonjësja e paraburgimit në Vlorë ka kallëzuar zv.drejtorin, Gentian Manellari.
Përgjegjësja e Çështjeve Shoqërore, në paraburgimin e Vlorës, Fjona Cenodemaj, akuzon Manellarin për korrupsion dhe se i ka kërkuar para.

“Më kërkoi 10 mijë euro për vendin e punës në një lokal në afërsi të fshatit Nartë,” – deklaroi ajo.

Sipas Cenodemaj, kjo kërkesë nuk i bëri përshtypje fillimisht, por tre ditë më pas, i është komunikuar zbritja në detyrë, nga drejtuese në specialiste, ndërkohë që i është përgjigjur në mbledhjen ku ishte i pranishëm dhe drejtori i Institucionit Edi Leka, se paska qenë e vërtetë kërkesa se duhet të paguante për të qëndruar në vendin e punës.