Publikohet FORMULARI, këto janë kriteret për t’u zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka publikuar formularin dhe kritret që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u zgjedhur në krye të kësaj force politike.

Në zgjedhjet që do të zhvillohen në 29 Korrik, kandidatët që do të marrin pjesë duhet të jenë anëtarë të PD-së të paktën prej 3 vitesh, por edhe duhet të kenë dhënë kontribute në fushatat e partisë gjatë këtyre 3 viteve të fundit.

Kritere:

Aftësitë e angazhimit politik

-Të jetë anëtar i Partisë Demokratike prej të paktën 3 vitesh;

-Të ketë kontribuuar aktivisht në fushatat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;

-Të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;

Integriteti moral

-Të ketë mbrojtur dhe promovuar në vazhdimësi interesat, vlerat themelore dhe programin e Partisë Demokratike;

-Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike;

-Të ketë figurë të pastër gjyqësore, duke plotësuar kushtet e dekriminalizimit (sipas kërkesave të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”);

-Të ketë figurë të pastër ideologjike, duke plotësuar kushtet e dekomunistizimit (të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, funksionar i Partisë së Punës të Shqipërisë, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme);

-Të ketë reputacion të lartë në radhët e anëtarësisë së Partisë Demokratike, tek partnerët ndërkombëtarë, si dhe në opinionin publik;

-Të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, që kanë krijuar plagë të rënda shoqërore;

Aftësitë organizative

-Të ketë kontribut të spikatur profesional dhe politik;

-Të ketë demonstruar në të shkuarën aftësi të shquara organizative ose të ketë program të qartë politik për riorganizimin e Partisë në përputhje me vlerat themelore statutore;

-Të ketë njohje të mirë të strukturës organizative të Partisë Demokratike

Këtu mund të shihni formularin e plotë