PS përjashton me 30 ditë Agron Shehajn pasi foli në Kuvend për protestat

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar me 30 ditë nga Kuvendi, pas kërkesës së disa deputetëve të Partise Socialiste.

Vendimi erdhi pas tensioneve në seancën e kaluar ku ministri Petrit Malaj shantazhoi në mënyrë të hapur kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehajn.

Ky i fundit e pyeti ministrin për gjobën e pavjelur prej 120 milionë euro të Bankers, ndërkohë që ministri nxori një fletë duke përmendur listën e kompanive që zotëronte Shehaj apo familjarët e tij.

Megjithatë Shehaj iu përgjigj Malajt duke i thënë: “E thirra ministrin për t’i kërkuar llogari për gjobën e pavjelur prej 120 milionë eurosh të Bankers, ai më erdhi në Parlament me listën e kompanive të mia dhe familjarëve të mi. Unë çdo cent e kam fituar me punë të ndershme ndaj nuk ma mbyllni dot gojën, as me Tatimet tuaja, as me mediat tuaja, as me oligarkët tuaj, e as me kriminelët tuaj. Jam i pashantazhueshëm”.

Ndërkohë Shehaj foli në Kuvend edhe për protestat që po zhvillohet në Tiranë, disa qytete të Shqipërisë, por edhe evropiane ku jetojnë shqiptarë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.