PS-PD lënë pas inatet politike, Kuvendi nis me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Andis Harasani

Kuvendi ka nisur me një minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit të PS, Andis Harasani, i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Deputetët, të majtë dhe të djathtë nderuan ish-socialistin, i cili prej vitesh ishte zhvendosur në SHBA, bashkë me familjen e tij.

Kujtojmë se ishte bashkëshortja e tij Suela Kapllani, e cila bëri me dije se Andis Harasani ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.

“Me keqardhje të thellë, duhet të pranojmë se nuk ia doli të fitojë betejën kundër kancerit. Ne, Thea dhe Henry, do të jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim të paharrueshëm jete që ndamë me të”, tha ajo në një postim në rrjete sociale.

Ndërkohë, kreu i PD, Sali Berisha pasi mori fjalën tha se Rilindja e përzuri Andis Harasanin, ndërsa ministri Taulant Balla tha se ai nuk mund të bëjë politikë me vdekjen.

Sali Berisha: Nuk mund të mohohet që ju e përzutë atë. E duhet të kërkoni ndjesë. E përzuri Rilindja. Nuk pranoi të bënte kompromis me të keqen. Mund ti kërkoni ndjesë.

Elisa Spiropali: Largimi i njeriut nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh elektorale

Taulant Balla: Po bëni politikë me vdekjen. Bufi e korbi janë një. Ju lutem lini familjen të kalojë këtë moment të vështirë.