Vijon me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Opozita ka kërkuar të marrë me USB provat e korrupsionit të zv.kryeministres, por mazhoranca po bëhet mburojë e Ballukut, duke thënë që provat e SPAK nuk duhet të dalin nga mbledhja.
Prokurorët e SPAK kanë pranuar që USB-në ta marrin me vete deputetët e opozitës, edhe pse kanë hasur në kundërshtimin e Taulant Ballës.
Ndërkohë, po diskutohet edhe për shtyrjen e mbledhjes, pasi avokati i Ballukut kërkon më shumë kohë për t’u njohur me materialin.