Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi ka folur për mediat, pasi faza e parë e testimit të pranimit nga ku konfirmohen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të vendit u shoqërua me hije të forta skandali, pasi listës fituese iu shtuan edhe dhjetëra emra të tjera.
Fillimisht dolën 79 fitues, më pas 121 dhe ditën e djeshme në një njoftim zyrtare nga Shkolla e Magjistraturës u bë me dije se ishin 131 kandidatë të kualifikuar për fazën e dytë.
Por si është e mundur që brenda dy ditë kjo listë “u fry” dhe në total dolën 131 kandidatë fitues?
Sipas drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka pasur një problem teknik me pajisje scantron, e cila korrigjon testet. Rakipi tha se është bërë një verifikim i të gjitha testimeve dhe lista përfundimtare është 131 fitues.
Më tej shtoi se fituesit ishin në një numër shumë herë më të vogël se çdo herë tjetër dhe se ishte numri 79 që përbën në totalin e tij 19% të kandidatëve, sipas tij kjo një shifër jashtëzakonisht e ulët dhe që solli shqetësim.
‘Fituesit ishin në një numër shumë herë më të vogël se ço herë tjetër. ishte numri 79 që përbën në totalin e tij 19% të kandidatëve një shifër jashtëzakonisht e ulët dhe që solli shqetësim. Elementi i dytë ishte pikët mjaft të ulëta të listës kishim kandidatë që kishim marrë 2 pikë.
U konstatua lehtësisht se llogaritja e pikëve është bërë në bazën 96 në total dhe jo të 100 pikëve. Është një problem që e kam konstatuar vetë dhe kam urdhëruar që të bëhen verifikimet dhe mënyra si do të rikuperohen gabimet.
Gabimi ishte teknik. Kemi siguruar një pajisje tjetër e cila bëri të mundur që të lexohet testi me 100 pikë siç duhet ta kishte lexuar pajisja e parë.
Në këtë mënyrë ndryshoi edhe numri i fituesve. Shkoi në 121, të cilët për shkak të verifikimit dolën fitues,.
Ndërkohë studentë kandidatë jo të pakët kanë paraqitur ankesat në raport me atë çfarë ndodh, nëse leximi është bërë apo jo i saktë. Ky ishte elementi i dytë që të verifikojmë ankimet e bëra. Rregullorja e shkollës ka një dispozitë që rregullon qartësisht mënyrën si shqyrtohen ankimet.
Në bashkëpunim, dhe me ekspertë të IT-së kemi marrë përveç ankimeve kemi marrë në shqyrtim për shkak të frikës që na shkaktoi leximi i parë kemi shqyrtuar të gjitha përgjigjet e studentëve. Në përfundim të shqyrtimit tërësor të gjithë përgjigjeve të 411 personave, rezultoi se përfundimisht fitues janë edhe 10 të tjerë. Lista është shpallur dje më 131 kandidatë fitues të cilët janë duke zhvilluar sot fazën e dytë të provimit. Defekti është i karakteri thjesht teknik. S’ka lidhje me elementë njerëzor konkluzion që ka dalë nga testet e shumta që kemi bërë pasditen kur u zhvillua provimi. Pajisja e re që vumë në shkollë lexonte saktësisht. Elementi njerëzor në gabimin e pikasur një ditë më parë ishte krejtësisht i përjashtuar, Çështja e 2-të ishte me mundësinë e riparimit të dëmit.
Kjo çështje shumë serioze, mundëm që nëpërmjet mekanizmave që shkolla e magjistraturës mban arritëm ta zgjedhim dhe ta kapërcejmë duke prodhuar rezultatin që i takon meritës së secilit. Sot rezultati është për shkak të meritës”- ka thënë ai mes të tjerash.