Protesta kundër qeverisë në ditën e 69-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë këtë në ditën e 69-të.

Ashtu si çdo ditë, qytetarët mblidhen fillimisht në sheshin Skënderbej dhe më pas vijojnë me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje: “Rama jep dorëheqjen”; “Rama në burg, Berisha në burg”.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Kujtojmë se ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik