Protesta kombëtare e PD-së, qindra policë “blindojnë” Kryeministrinë

Forca të shumta policie kanë zbarkuar pranë Kryeministrisë, pak orë para fillimit të protestës kombëtare të Partisë Demokratike.

Siç shihet edhe në foto, janë një numër i madh policësh, të cilët kanë rrethuar zonën, në kuadër të një plani masash që ka marrë Policia e Shtetit për këtë protestë, që do të nisë në orën 18:00.

Protesta vjen pasi zv.kryeministrja, Belinda Balluku është marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar që numrit dy të qeverisë t’i hiqet imuniteti, edhe pse kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë se Këshilli i Mandateve do të vendos pasi të japë verdiktin e saj Gjykata Kushtetues. Kjo e fundit do të zhvillojë më datë 22 janar seancën publike.

PD kërkon përmes kësaj proteste dorëheqjen e Ramës dhe të Ballukut.