Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pallatin e kompleksit “Arlis”, i cili u deogj një ditë më parë.
Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë thotë se objekti do të ridnërtohet nga vetë ndërtuesi, edhe pse nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin.
Ai shtoi se nuk mund të lihen vetëm qytetarët që kanë humbur pronën e tyre, por njëkohësisht nuk duhet që dëmi të mbulohet nga taksapaguesit, duke nënvizuar rolin e sigurimeve të banesave në raste të tilla.
Reagimi i Ramës:
Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara
Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund…
— Edi Rama (@ediramaal) April 15, 2026