ZHVILLIMET LIVE/ Protesta e opozitës nis me përplasje fizike, Policia hedh ujë me presion për t’i shpërndarë

Protesta kombëtare e opozitës ka nisur me përplasje fizike. Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shtetit, e cila u ka bërë thirrje të mos bllokojnë rrugën.

Mbështëtësit e opozitës janë tubuar në disa 5 nyje të Tiranës për të shprehur pakenqësitë e tyre për qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Në sheshin “Wilson”, Gazment Bardhi dhe Tedi Blushi janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.  

“Iu kishim njoftuar për rrugët. Janë ushtarë të bandave që këta i kanë veshur me uniformë policie”, tha Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u shpreh se askush nuk mund ta bllokojë mosbindjen civile të opozitës.

“Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës”, tha ai.

Policia ka hedhur ujë me presion drejt protestuesve me qëllim shpërndarjen e tyre.

Mediat raportojnë se në disa raste ka ndërhyrë edhe automabulanca pasi ka patur qytetarë, që janë ndjerë keq dhe kanëpasur nevojë për ndihmë.

Partia Demokratike u shpreh se e ka vënë në dijeni Policinë e Shtetit për protestën që do mbanin dhe për rrugët që do të bllokoheshin.

PESË KRYQËZIMET E BLLOKUARA NGA OPOZITA:

  1. Bashkia e Tiranës
  2. Pallati me Shigjeta
  3. Sheshi Wilson
  4. Rruga e Elbasanit
  5. Pallati me Shigjeta

Pas hedhjes së gazit lotsjellës, protestuesit e sheshit “Wilson” janë zhvendosur në drejtim të Bashkisë së Tiranë, aty ku një grup po vijon të qëndrojë që prej fillimit të protestës.

Ngjarja në zhvillim