5 protestues janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, pas incidenteve të shkaktuara sot në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik.
Ata kanë hedhur molotovë drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë.
Njëkohësisht një zjarr i madh u ndez përpara bashkisë, e cila u shua nga policia.
Pas përplasjes me uniformat blu, këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë.
Sipas policisë, një prej të shoqëruarve është arrestuar, pasi ka hedhur molotov.