Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin Emanuel Shkëmbi, i cili gjatë një konflikti verbal ka kanosur me armë zjarri nënë e bijë, punonjëse në hotelin e tij në Borsh.
Në lidhje me ngjarjen, është proceduar penalisht edhe babai i tij pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje, si dhe shtetasi P.B., që dyshohet se ka fshehur armën pas konfliktit.
Gjatë operacionit u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, një krehër pistolete dhe 8 fishekë.
I arrestuari, por dhe dy të proceduarit akuozhen për veprat penale: “Mbajtja pa leje e armëve”, “Kanosja”, “Dëmtime me dashje” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.