Prokuroria vërteton skandalin e TIMS, arrestohet drejtori i IT në Policinë e Shtetit

Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar vjedhjen e të dhënave të TIMS teksa përgjegjës është drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça, edhe pse kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Balla kishin dhënë garanci publike se nuk janë vjedhur të dhënat e shqiptarëve.

Prokuroria pas vërtetimit të këtij skandali ka kërkuar “arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra për Drejtorin e Departamentit të Teknologjisë në Policinë e Shtetit Ervin Muça.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria thotë se Muça akuzohet se ka eksportuar bazën e të dhënave të sistemit TIMS në Policinë e Shtetit. Ndaj tij është ngritur akuza “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Sipas Prokurorisë, nga hetimi i procedimit penal rezulton se në gusht të vitit 2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.

Por nga hetimet e Prokurorisë, Muça rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 atij i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari.

Po ashtu, ai rezulton se përveç detyrës si Drejtor IT, punonte edhe si këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, veprimtari e palejuar sipas ligjit për Policinë e Shtetit.

Por teksa Prokuroria e pranon se skandali ka ndodhur, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mohuar çdo mundësi se nga sistemi TIMS kanë rrjedhur të dhënat e qytetarëve shqiptarë ku me krenari ka thënë më herët se të dhënat e çdo qytetari në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura, teksa shtoi se atij i rezulton që nuk ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje.

Edhe pse denoncimi ishte me emra dhe veprime konkrete, për Ballën nuk kishte asgjë për tu shqetësuar, ashtu si edhe për Ramën.

Por kjo ngjarje shqetësoi së tepërmi amerikanët, të cilët në mënyrë të hapur i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, të ketë një hetim të plotë për këtë çështje.

Ndërkohë pak javë më parë, PS dhe opozita ranë dakord edhe për ngritjen e komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave të TIMS.

Mes emrave që do të thirren për dëshmuar është edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Lista:

-Edi Rama
-Taulant Balla
-Muhamet Rrumbullaku
-Florian Sulejmani
-Bledar Çuçi
-Gledis Nano
-Ardi Veliu
-Zef Laska
-Neritan Nallbati
-Dorian Tola
-Ervin Muça
-Ervina Gjana
-Besjan Tanuzi
-Enri Ndoni
-Ardit Muça
-Elona Gogo

Po si ndodhi skandali?!

Një email i është dërguar Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shqiptar dhe disa mediave për të denoncuar vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Ky email është dërguar nga punonjës të Policisë, teksa përmenden me emra ata që morën këtotë dhëna.

Sipas denoncuesit, Drejtori i Departamentit të Teknologjisë në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ka urdhëruar punonjësit e databazës që t’I ngarkojnë të gjitha të dhënat në një hard disk të jashtëm, ku përfshiheshin hyrje-daljet e personave, dokumentat biometrikë, ngjarjet kriminale etj.

Disa prej punonjësve kanë refuzuar të përfshihen në këtë vjedhje dhe kanë njoftuar shefin e tyre Ardit Muço. Ky I fundit menjëherë ka njoftuar Drejtorin e Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorine  Krimeve, Neritan Nallbati.

Por si arriti Ervin Muça ta kryente këtë vjedhje?

Ai mori disa miqtë e tij nga një kompani private Soft & Solution dhe së bashku shkuan pasdite pranë laboratorit të DTI-së, nga ku morën të gjitha të dhënat. Gjatë pritjes së transferimit ttë të dhënave, ata janë shprehur se njëri është punonjës IT i QKB dhe dy të tjerë nga kompania Horizon. Denoncuesi thotë se nëse janë nga Horizon, atëherë të dhënat kanë shkuar drejt e në Qipro.

Procesi i marrjes së të dhënave është bërë në prani të drejtorit Besion Tanuzi, që sapo është emëruar. Por sapo Ervin Muça ka marrë vesh se Ardit Muço është vënë në dijeni, ka dhënë urdhër që këtij të fundit t’i mbyllen të gjitha akseset në kompjuter apo email. Gjithashtu Ervin Muça ka tentuar të komunikojë edhe me përgjegjësin e kamerave, pork y I fundit nuk i është përgjigjur.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI së policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Email-i i plotë:

A ka ngel gjë pa vjedhur….

MINISTER, SPAK, MEDIA

NDALONI VJEDHJEN E TE DHENAVE TE POLICISE SE SHTETIT!

Po denoncojme nje skandal vjedhje ne zyrat e Policise se Shtetit. Sot me date 02.08.2023 Drejtori i Depratmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit, i sapoemruari (disa dite para se te vije minister Taulant Balla) Ervin Muça, urdheroi verbalisht gjthe punonjesit e databazes dhe serverave te kryejne exportim te menjehershem te te gjitha bazes se te dhenave te TIMS ne nje harddisk te jashtem, te nje USB e madhe qe mbahej ne xhep nga ky person, ku perfshihen Hyrje Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policise, dosjet hetimore, lista terrorristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj. Duke pare absurditetin e kerkeses. Disa prej punonjesve refuzuan te perfshihen ne kete vjedhje duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muco, i cili ne menyre te menjehershme njoftoi me email te gjithe vartesit e tij dhe vuri ne dijeni Drejtorin e Pergjithshem te Policise Z.Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z.Neritan Nallbati, qe mos te perfshihen ne kete proces te jashteligjshem vjedhje per exportimin e te dhenave ne disqe te jashtme qe shkojne sdihet se ku.

Si e beri kete pune drejtori Ervin Muca i akuzuar dhe me pare per vjedhje te dhenash nga Tatimet (rasti publik). Ai merr disa miqte e vet nga kompani private me punonjes It te Ermal Beqiri nga Soft & Solution, te cilet kane ardhur gjate orarit te mbasdites prane laboratorit te DTI-se ne rrugen Mine Peza, dhe kane kryer exportin e te dhenave. Gjate pritjes se perfundimit te procesit te eksportit, keta persona jane shprehur se jane njeri punonjes IT i QKB dhe dy te tjere nga kompania Horizon, (mbeten per tu verifikuar). Nese jane nga Horizon me nipt  K52225004V ateher te dhenat kane vajtur direkt ne Qipro. Procesi export u be ne prani te BEsjon Tanuzi qe ka nje jave qe ka ardhur drejtor me mision kete vjedhje ( i emruar ne departament pa certifikate sigurie dhe mbi te gjitha me diplome ekonomiku). Ervin Muca, mbasi morri vesh qe Ardit Muco eshte vene ne dijeni te ketij procesit banditesk, urdheroi punonjsit qe Arditit ti mbyllen te gjitha akseset ne email apo cdo kompjuter qe eshte pjese e Policise se Shtetit.

Gjithashtu Ervin Muca ka kerkuar te kontaktoje me nxitim personin pergjegjes per kamerat e ambjenteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por per momentin pergjegjesi i kamerave nuk i eshte pergjigjur. Gjate eksportit kane qene te pranishem nga DTI se policise, Albana Vrapi nga Sektori i databazes, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kjo eshte grabitje te dhenave policore nga nje person qe ska as nje muaj ne pune, ska as certifikate sigurie. I emruar me fshehtesine me te madhe per te marr te dhenat e informacionit sekret policor ashtu si beri ne tatime, kujtojme skandalin e shitjes se te dhenave nga databaza tatimeve qe Ervin Muca shpetoi nga Alma Muca prokurore dhe u denuan lehte Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Ky person deri para nje muaji ishte drejtor It te Kadastra ku ka vjedhur gjith databazen e pasurive hipotekore te shqiptarve nen preteksin e kadastres dixhitale.

Shkoni dhe ndaloni personat qe kane ne xhep diskun me te dhenat delikate policore. Ky eshte nje alarm qe duhet te ngrere gjith shtetin ne kembe. Merrni kamerat, gjeni personat. Koha spret, neser do jete shume vone.

 Ky eshte e-mail nga punonjës te Policise se Shtetit!