Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Arbër Paplekajn, ish-efektivin e RENEA-s që vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar dy vite shërbim prove për dy ish-zv drejtorët e Policisë së Elbasanit.
Arbër Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës. Pas një sherri verbal me Pjerin Xhuvanin, për të cilin dyshonte se blinte vota për Partinë Socialiste, ish-efektivi qëlloi me armë dhe vrau Xhuvanin, ndëkrohë që mbetën të plagosur edhe 4 të tjerë.
Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Paplekaj u vetëdorëzxua dhe pranoi se kishte vrarë Pjerin Xhuvanin, ndërsa nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë.