Programi, 40 mijë lekë në muaj nga qeveria nëse studion në këto degë

Nëse vendos të studiosh për mësuesi, matematikë, fizikë, histori, bujqësi pavarësisht mesatares në maturë atëhere mund të fitosh bursë nga qeveria me vlerë 40 mijë lekë të reja në muaj. Ministria e Arsimit zyrtarizoi programin e ri për të nxitur të rinjtë të studiojnë në degë që po braktisen në masë.

Konkretisht, në fakultetet e Universitetit të Tiranës janë 11 programe që përfitojnë bursë.

Bursat e studimit janë me vlerë sa paga minimale dhe do të shpërndahen duke vendosur kuota për çdo universitet publik, për t’i dhënë më shumë mundësi studentëve të të gjitha universiteteve publike.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku kriter ishte mesatarja e shkollës së mesme mbi 8.5, këtë vit përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi, njësoj si të gjithë studentët e tjerë.

Studenti përfitues nuk ka detyrimin të ruajë mesataren e shkollës së mesme, me të cilën ka përfituar bursën, me qëllim që mbështetja financiare të zgjasë përgjatë gjithë periudhës së studimeve.

Më poshtë programet e bursës në Universitetin e Tiranës.