Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka njoftuar sot se do të kandidojë në Primaret në qarkun e Durrësit.
Garo ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për Primaret, që më pas do t’i hapte rrugën për të kandiduar për deputete në PD.
Në një postim në rrjete sociale, Garo thotë se është shumë krenare për bashkimin e saj në PD në kohën e Rithemelimit, drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
Floriana Garo thotë se sot PD është më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur dhe gati për të shkruar historinë e fitores në 11 Maj. Kujtojmë se nga procesi i Primareve do rë zgjidhen edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Floriana Garo iu bashkua PD 4 vite më parë, si Zëdhënëse e Fushatës së 25 Prillit 2021 të Partisë Demokratike. Në vitin 2022 ajo u zgjodh për herë të parë Anëtare e Këshillit Kombëtar dhe më pas, Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike
Postimi i Floriana Garos:
Të dashur miq demokratë!
Të shtunën janë PRIMARET e Partisë Demokratike dhe unë garoj në Qarkun e Durrësit!
Jam e mbushur me një krenari të papërshkrueshme që u bëra pjesë e Rithemelimit në krah të Prof. Dr. Sali Berisha në një rrugëtim që do të shkruhet në histori për PD dhe gjithë Shqipërinë.
Dëshiroj të falënderoj me mirënjohje të veçantë të gjithë qëndrestarët që nuk u mposhtën në asnjë moment dhe mbajtën kauzën tonë gjallë vetëm me besimin e plotë tek e drejta dhe e vërteta! Mirënjohje edhe për ata miq që më mbështetën në momentet e mia sfiduese e dyshuese, dhe më shtynë të vijoj përpara në këtë rrugëtim politik aspak të lehtë!
Opozita të mësoka shumë. Dhe kjo opozitë që ne kaluam, akoma më shumë! Sot mund të them me bindje që PD është më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur, gati për të shkruar edhe Historinë e Fitores më 11 Maj!
Suksese të gjithë kandidatëve dhe ftoj anëtarët e PD të zgjedhin me zemër ata që ju vërtet mendoni se do ta bëjnë realitet projektin e një qeverisjeje të denjë e që i bën krenarë të gjithë shqiptarët