Prigozhin përcillet në banesën e fundit, Putin mungon

6 ditë pasi ndërroi jetë, kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin u përcoll për në banesën e fundit. 

Lajmin e ka bërë të ditur grupi Wagner në rrjetin Telegram, duke thënë se ata që duan t’i japin lamtumirën mund të vizitojnë varrezat në periferi të Shën Petersburgut. 

Në varrim u vu re pjesëmarrja e 30 familjarëve dhe miqve të tij, por jo ajo e Presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërsa mediat vendase kanë raportuar se aksidenti ishte i qëllimtë, duke ngritur dyshime se në fakt jetën Prigozhin dhe 10 personave të tjerë që kanë qenë në bord, ia ka marrë një bombë e vendosur në kondicionerin e avionit. Megjithatë kjo mbetet ende për tu provuar. 

Nga ana tjetër inteligjenca perëndimore ka lënë të kuptohet se pas aksidentit fshihet Putin.