Prezantohen kandidatët e PS-së në Shkodër dhe Vlorë, nga vajza e deputetit te ish-protestuesja në çadrën e PD-së

Partia Socialiste ia ka besuar listën e sigurt në Shkodër 4 kandidatëve të rinj, të cilët do të shkojnë për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Lista kryesohet nga Marjna Koçeku, ndërsa pas saj janë Onid Bejleri, Xhenis Çela dhe Bujar Rexha. Xhenis Çela është vajza e deputetit Agron Çela, i cili la LSI-në për t’u bashkuar me socialistët.

Në listën e hapur janë: Edona Bilali, Ervin Doda, Holta Duda, Frrok Gjini, Besmir Lezha, Marjan Ndërshtiqaj, Vera Ndreca, Kejsi Spahiu, Nertil Cani, Shkëlqim Sterkaj, Adnan Shullazi.

Ndërkohë, në Vlorë listën e kryeson Bledi Çuçi, ndërsa në listëne  sigurt janë edhe Zamira Sinaj, e cila ka qenë edhe protestuese në çadrën e PD-së disa vite më parë; Eriona Ismaili dhe ministri Pirro Vengu.

Në listën e hapur janë: Vasil Llajo, Ardit Bido, Gjergji Mërkuri, Ina Majko, Vullnet Sinaj, Evis Allushi, Klevis Kaso, Brunilda Mersini, Briseida Çakëri, Mjaftesa Sulaj, Endi Spaho, Damian Gjiknuri.