Presidentja e KE mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga kryeministri Edi Rama

Është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisiont Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo e fundit do të qëndrojë në vendin tonë në një vizitë dy ditore, ku do takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama pas takimit “kokë më kokë”, pritet që të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku do të flitet për rrugën evropiane të Shqipërisë, pak ditë pasi vendi ynë hapi negociatat për grup-kapitujt e parë.

Të enjten në orën 10:00, Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa menjëherë më pas do të niset për në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.