Presidentin Biden nuk e mbajnë këmbët

Presidentin Joe Biden nuk e mbajnë sërish këmbët. Ai u rrëzua gjatë një ceremonie në Kolorado duke ia vesh fajin një thesi rëre. 

Biden është kthyer viral me gjendjen e tij fizike pasi është rrëzuar shpesh nga shkallët apo biçikleta. 

Ai është aktualisht presidenti amerikan më i vjetër që ka qënë në krye të shtetit amerikan.

Kritikët e tij e quajnë Biden të paaftë të vijojë detyrën ndërsa Presidenti kërkon mandat të ri vitin e ardhshëm. 

Duket se kundërshtari republikan do e përdorë kartën e moshës së Biden në fushatë elektorale.