Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar sot komandatin e ri të Forcës Detare.
Arsen Mullaj do të jetë në krye të Forcës Detare, duke zëvendësuar Adnand Agastrën, i cili është liruar nga detyra.
Po ashtu Begaj, me Dekret nr. 27, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 28, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 29, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.