Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar sot ndryshimet në qeveri. Dekretimi vjen pak ditë pasi Rama i dorëzoi Begajt ndryshimet në kabinet, mes tyre shkarkimin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministres së Jashtme, Elisa Spiropali dhe Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Konkretisht, Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të:
Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;
Znj. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;
Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;
Z. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po sot, Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:
Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.