Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, pas ndryshimeve që njoftoi kryeministri Rama gjatë Asamblesë socialiste në 4 Shtator.
Janë 7 ministri që preken nga këto ndryshime, por vetëm 4 ministra të rinj. Frida Krifca, Olta Xhaçka dhe Evis Kushi lënë përfundimisht kabinetin qeveritar, ndërsa Delina Ibrahimaj dhe Ogerta Manastirliu marrin detyrën në ministri të tjera.
Ndryshimet në qeveri:
Ministria e Financave: Ervin Mete zëvendëson Delina Ibrahimajn
Ministria e Jashtme: Igli Hasani zëvendëson Olta Xhaçkën
Ministria e Arsimit: Ogerta Manastirliu zëvendëson Evis Kushin
Ministria e Bujqësisë: Anila Denaj zëvendëson Frida Krifcën
Ministria e Shëndetësisë: Albana Koçiu zëvendëson Ogerta Manastirliun
Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen: Delina Ibrahimaj zëvendëson Edona Bilalin
Ministër për Pushtetin Vendor: Arbian Mazniku