Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, të cilët prej gati dy muajsh kërkojnë largimin e tij.
Sipas kreut të qeverisë, i cili foli gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, bulevardi u zbraz nga Flamingot dhe “aty mbeten vetëm pulat e ditëzinjve dhe vezët e punëzinjve”.
“Meqë bulevardi u zbraz nga Flamingot dhe aty mbeten vetëm puplat e ditëzinjve dhe vezët e punëzinjve, as duke u kapur thjesht më fort pas fakteve dhe duke menduar se përjetimi i popullit do të ndryshojë kur ne t’ia përsërisim faktet edhe 100 herë të tjera, as thjesht duke bërë ca lëvizje njerëzish dhe duke bindur veten se populli do të bindet kur të shohë veprën aty kur sot ai shikon atdheun e nxjerrë në shitje.
Asnjë nga këto, as të tëra bashkë nuk mjaftojnë dot për ta mbyllur dot atë hendek, dhe për ta kuptuar deri në fund atë hendek. Harrojini faktet tona dhe fokusohuni te përjetimi i njerëzve. Sepse kur midis faktit tonë dhe përjetimit të njeriut të zakonshëm, hapet një hendek i atillë, atë e ka hapur rënia e besimit se pritshmëritë e tij do të realizohen.
Dhe kur besimi ka rënë, edhe fakti më kokëfortë fillon duket si gënjeshtër. “, u shpreh Rama.