Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.
Në rendin e ditës, këtë të martë ishte parashikuar edhe një interpelancë me Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, lidhur me dy projektligje, konkretisht: Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope.
Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët
psikotrope”, të ndryshuar.
Këtë interpelancë, ministrja Sala ia delegoi Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, i cili me profesion është jurist dhe jo një mjek, për të diskutuar në lidhje me këtë projektligj të rëndësishëm.
Teksa Sala nuk ishte në Kuvend për të folur për këtë çështje, ishte Toni Gogu, i cili në Kuvend mori rolin e mjekut dhe foli në lidhje me kontrollin dhe parandalimin e lëndëve psikotrope.
Kjo nuk është hera e parë që ministrat i shmangen interpelancave të kërkuara të opozitës, duke i deleguar, por në këtë rast, një jurist si Toni Gogu mori përsipër edhe rolin e mjekut për të folur për ndryshimet në projektligjin për lëndët psikotrope, që lidhen direkt me sigurinë dhe shëndetin publik.