Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri janë përplasur me efektivë të policisë dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Skënder Hita, për shkak të dhunës së përdorur nga policia në drejtim të protestuesve.
Ata kërkuan nga Hita se përse ka dalë RENEA në terren, teksa evidentuan se si policia ka arrestuar dhe dhunuar minorenë.
Por një punonjës policie i bezdisur nga pyetjet e deputetit Kapri e ka shtyrë këtë të fundit dhe në një moment gjatë debatit u godit në fytyrë me spraj me piper nga një prej efektivëve
“Është e papranueshme të arrestohen minorenë, kanë nxjerrë RENEA-n të armatosur, përse i nxorrën? E keni parë çfarë ka ndodhur? Kanë dhunuar gjakosur 15-vjeçarë në komisariatin nr.2. Drejtori nuk dha asnjë përgjigje, vetëm dhunë për të mbrojtur Edi Ramën”- u shpreh Shehaj.