Kaos në Bulevard/ I moshuari plagoset në sy nga gëzhoja e gazit lotsjellës, i gjakosur ndihmohet nga qytetarët

Momente tensioni janë regjistruar para godinës së Kryeministrisë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë po vijojnë prej orësh

Një qytetar ka mbetur i plagosur në fytyrë, pasi dyshohet se është goditur nga një gëzhojë e bombolës së gazit lotsjellës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, lënda lotsjellëse është lëshuar në lartësinë e trupit, duke goditur drejtpërdrejt qytetarin.

I plagosuri, me fytyrën e mbuluar nga gjaku, është ndihmuar nga protestuesit dhe qytetarët e pranishëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve mjekësore.

Pavarësisht dhunës policorë, protestuesit nuk ndalen, duke vijuar me rezistencën e tyre.