Policia paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese: SMS që duken si njoftime postare

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka njoftuar qytetarët për qarkullimin e mesazheve SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e pakove.

Mesazhet përmbajnë linke të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët. Qëllimi i këtyre mesazheve është përvetësimi i të dhënave personale, vjedhja e të dhënave bankare dhe akses i paautorizuar në llogaritë financiare.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.

Qëllimi i tyre është:

• përvetësimi i të dhënave personale;

• vjedhja e të dhënave bankare;

• aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.

⚠️Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

❗Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;

• Mos jepni të dhëna personale apo bankare;

• Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.

✅Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:

• Fshini menjëherë mesazhe të tilla;

• Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;

• Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.