Policia operacion në disa qytete, “Pentito” Artan Tafani zbardh 6 vrasje, firmosen 15 urdhër-arreste

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafanit ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, që po zhvillon operacione në disa qytete të vendit.

Tafani, i cili është autori i grabitjes së “exchange” në Astir, ka zbardhur 6 vrasje, nga të cilat 2 në Greqi dhe të tjerat në Tiranë, Elbasan dhe Berat. 

Prokuroria ka firmosur 15 urdhër arreste, teksa në mesin e personave që ka përmendur Tafani si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit.

Artan Tafani, pjesë e grupit të Laert Haxhisë, i cili është arrestuar në Greqi ka rrëfyer për masakrën e Lushnjës, ku u qëlluan me breshëri plumbash Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Shënjestër e atentatit ishte nipi i Aldo Bares.

Aktualisht Laert Haxhiut i është mohuar ekstradimi nga Gjykata e Janinës dhe qëndron nën arrest vetëm për prishje të qetësisë publike dhe largim nga vendi i aksidentit

Operacioni po vijon dhe pritet që në orë në vazhdim Policia të dalë me njoftim zyrtar, ku do të bëhen me dije edhe emrat e të dyshuarve për këto vepra kriminale.