Policia italiane zbulon fermën e kanabisit, arrestohen 5 shqiptarë

Një fermë kanabisi është zbuluar nga autoritetet italiane ku 8 persona u arrestuan, mes tyre 5 shqiptarë. Ferma kontrollohej nga një bandë kriminale italo-shqiptare aktive midis Langhe dhe Roero, me degë në zonën e Astit.

Nga kontrollet e policisë, u sekuestruan 510 bimë kanabis dhe 18 kilogramë marijuhanë gati për shitje.

Ansa raporton se operacioni u zhvillua në orët e para të ditës së sotme nga rreth 60 karabinierë.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar 14 masa sigurie, mes tyre: 8 në burg dhe tre arreste shtëpie. Në hetim janë edhe 9 persona të tjerë.

Po ashtu nga kontrolli në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve në flagrancë, u gjetën edhe 200 gramë kokainë dhe 500 marijuanë.