Tre shqiptarë janë arrestuar Itali, pasi akuzohen për trafik droge.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti tip “Audi” ku u gjetën dy doza kokainë, një pistoletë të fshehura në kroskotin e mjetit.
Pas kontrollit në mjet, policia vijoi edhe kontrollin në banesën e drejtuesit të makinës.
Pasi shkuan në banesën e të riut, atje ndodheshin edhe disa të rinj të tjerë po nga Shqipëria të cilët tentuan të fshehin një çantë të mbsuhur me 8 kilogramë e gjysmë hashash, e ndarë në tetë pako.
Në total u sekuestruan gati nëntë kilogramë drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, të cilat do të shiteshin në luginat e Noces.