Policia i sekuestron 10 mln euro pasuri biznesmenit të ekzekutuar tre vite më parë

Policia ka realizuar ditën e sotme sekuestrimin e pasurive të paluajtshme që i përkisnin Paulin Gjergjit (Ndue Gjergji). Biznesmeni u ekzekutua 3 vjet më parë në ambientet e biznesit të tij bashkë me një mikun e tij.

Kërkesën e ka bërë Prokuroria e Tiranës një ditë më parë, ndërkohë që në njoftimin e saj bëhet me dije se emri me të cilin është hetuar pasuria e biznesmenit të vrarë është Ndue Gjergji. Në fakt, bëhet fjalë për Paulin Gjergjin, që njihej edhe me mbiemrin Markaj, por që në njoftim prokuroria i atribuohet shtetasit Ndue Gjergji. Në shënjestër janë disa pasuri që kapin diku vlerën e 20 milion eurove, ndërkohë që hetimet për të kanë nisur dy vjet para se sa Gjergji të vritej.

Paulin Gjergji u vra në maj të vitit 2020 brenda një lokali në autostraden Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Policia njofton sot se familjes së tij i janë sekuestruar 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 njësi, 1 vilë, licencë për transport udhëtarësh, 3 shoqëri aksionere, 1 kazino dhe 9 automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi më fjalë, i cili ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve.