Policia e kryeqytetit zbarkon në Vlorë/ Kontroll blic automjeteve me xhama të errët

Efektivë të shumtë nga kryeqyteti kanë zbarkuar në Vlorë në kërkim të eksponetëve e grupeve kriminale. 

Për këtë shkak, kontrolle të befasishme u janë bërë automjeteve luksoze, veçanërisht atyre me xhama të zinj në përpjekje për të gjetur armë apo sende të paligjshme. 

Efektivët janë vendosur në rrugët kryesore të qytetit dhe atë të Unazës së Madhe.