Një 33 vjeçar nga Tirana është arrestuar në Mat pasi u kap duke kultivuar bimë kanabisi, në një zonë të pyllëzuar
Policia njoftoi se në fshatin Macukull u asgjësuan 350 bimë narkotike cannabis sativa.
33-vjeçari, Tauland Tatraku u kap duke punuar në njërën nga parcelat që kishte kultivuar bimët dhe tentoi të largohej, por u kap nga policia.
Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.