“Po na vdesin fëmijët rrugëve”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ogerta Manastirliut: Ne hapim burgje, nuk hapim teatro dhe kinema

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrisë së Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas ngjarjes tragjike ku një 14-vjeçar u qëllua me thikë shumë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Me thirrjet, “dorëheqje”, “dorëheqje”, prindër dhe qyetetarët shprehen se institucionet i kanë braktisur fëmijët dhe kjo u faktua nga ngjarja tragjike.

Një qytetare, duke folur para Ministrisë së Arsimit, u shpreh se shkolla dhe arsimi “po vdesin” dhe institucionet e kanë mendjen të hapin burgje dhe jo të krijojnë hapësira apo terrene edukative për qytetarët.

“Zonja ministre të duhet të nxjerrësh moralin në këtë momente dhe të kuptosh, që shkolla dhe arsimi po vdes dhe bashkë me arsimin po vdes një komb. Po na vdesin fëmijët në mes të rrugës dhe kjo është një tmerr. Një ekonomi e dobët sjell vrasje, krim dhe korrupsion. Ne hapim burgje, nuk hapim tetaro dhe kinema, që fëmijët tanë të edukohen dhe të kenë formimin e duhur”, thanë qytetarët.