Po i afrohemi fundit të civilizimit, skenari i frikshëm i mendimtarit të njohur

Yuval Noah Harari është historian hebre dhe autori i disa prej librave më të shitur në botë. I konsideruar si një prej mendjeve më të mëdha të kohëve tona, ai shkruajti sot për prestigjozen The Economist mbi zbatimin e inteligjencës artificiale.
Harari thotë se inteligjenca artificiale ka hakuar sistemin operativ të qytetërimit njerëzor dhe se kompjuterat do të ndryshojnë rrjedhën e historisë njerëzore. Në këtë pikë ai sheh një rrezik të madh. 

“Sapo kemi hasur në një inteligjencë të huaj, aliene, këtu në Tokë. Ne nuk dimë shumë për të, përveç se mund të shkatërrojë qytetërimin tonë. Ne duhet të ndalojmë vendosjen e papërgjegjshme të mjeteve tëAI në sferën publike dhe të rregullojmë atë përpara se ajo të na rregullojë ne. Dhe rregullorja e parë që do të sugjeroja është që ta bëjë të detyrueshme që ajo të zbulojë se është artificiale. Nëse unë jam duke biseduar me dikë dhe nuk mund të them nëse është një njeri apo një robot, a inteligjencë artificiale, ky është fundi i demokracisë”, thotë Harari. 

Mendimtari hebre thotë më tej se çfarë do të ndodhë me rrjedhën e historisë kur inteligjenca artificiale të marrë përsipër kulturën dhe të fillojë të prodhojë histori, melodi, ligje dhe fe? Mjetet e mëparshme si shtypshkronja dhe radio ndihmuan në përhapjen e ideve kulturore të njerëzve, por ato kurrë nuk krijuan ide të reja kulturore, shton ai. Por kjo gjê është thelbësisht e ndryshme. Inteligjenca artificiale mund të krijojë ide krejtësisht të reja, kulturë krejtësisht të re.