PLUMBI I ARTË/Nuredin Dumani tregon lokalin ku mblidheshin ministra e politikanë; Petrit Qoli: Dy prokurorët e SPAK i konsideroj si anëtarë të familjes

Vijon dëshmia e Nuredin Dumanit për dosjen “Plumbi i Artë”, ku vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë ka treguar episode të tjera kriminale.

Mes tij dhe të pandehurve të tjerë ka patur përplasje të vazhdueshme, për shkak se ata kundërshtojnë dëshmitë e Dumanit që i implikojnë në ngjarje kriminale.

Dumani ka treguar se është bërë mik me Festim dhe Petrit Qolin në vitin 2013, pasi ata paguan avokatin dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë.

Sipas tij në lokalin e Qolëve mblidheshin ministra e politikanë, por papërmendur emrin e asnjërit prej tyre. Ndërkohë, Petrit Qoli tha se do t’i lutej dy prokurorëve të SPAK që të mos e mbajnë në burg, pasi i konsideron si anëtarë të familjes.