PLUMBI I ARTË/ Enver Diva tregon në gjyq: Dy deputetë dhe dy biznesmenë i dhanë Nuredin Dumanit çantën me lekë për të vrarë Talo Çelën

Në Gjykatën e Posaçme po vijon gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po rrëfehet për krimet që ka kryer dhe për të tjerat që është në dijeni.

Ai ka treguar se nuk ka marrë asnjë lekë për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, për shkak se ishte përfshirë në hakmarrje pas vrasjes së Klevis Kapllanit, ndërsa i pyetur për pseudonimet që përdorte në “Sky ecc”, ai dha tre prej tyre.

Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në Sky kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina.

Por, në një moment gjatë dëshmisë së Dumanit, ka ndërhyrë i arrestuari tjetër, Enver Diva, i cili i ka thënë Dumanit të tregojë për dy biznesmenët dhe dy deputetët që e takuan në lokal dhe i dhanë një çantë me lekë për të vrarë Talo Çelën.

“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto”, tha ai, ndërkohë që akuzën e tij e kundërshtoi menjëherë Nuredin Dumani.