Edhe pse qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga SPAK lidhur me operacionet që kryen, që kanë çuar nga pranga zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë, duket se në Prokurorinë e Posaçme situata nuk është aspak e qetë.
Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se ka pasur një përplasje të fortë mes kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorit të posaçëm, Arben Kraja.
Ende nuk dihen arsyen e përplasjes mes kreut aktual të SPAK, Dumanit dhe ish-drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Kraja.
Por mësohet se Altin Dumani ka vendosur që të shkarkojë Arben Krajën nga posti i Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë. Po me firmën e Dumanit, në vend të Krajës është emëruar prokurorja Dorina Bejko.
Arben Kraja, drejtonte prej dy vitesh Zyrën e Marrëdhënieve me Jashmë në SPAK, duke mbajtur kontakte të drejtëpërdrejta me zyrat analoge në shumë vende të botës, përfshirë Zyrën e Esktradimeve në Dubai dhe “Eurojust”, prej nga vijnë kodet e përdoruesve të aplikacionit “Sky”, me të cilin SPAK ka organizuar disa operacione kundër krimit të organizuar. Tashmë ai do vijojë punën si prokuror i thjeshtë sektorin e krimit-ekonomik në SPAK.
Më herët Arben Kraja ka mbajtur postin e kreut të SPAK në periudhën nga 2019-ta deri në dhjetor të vitit 2022.
Ndërkohë mbetet mister arsyeja e krisjes së marrëdhënieve mes dy njerëzve me influencën më të madhe në SPAK.