Autoritetet e Policisë Italiane informojnë këtë pasdite se 6 shqiptarë janë arrestuar në Shqipëri falë bashkëpunimit me Policisë e Lezhës, Drejtorinë Kombëtare të Interpol-Tiranë, me Zyrën e Shërbimit ndërkombëtar Policor e Zyrën e Ekspertit për Sigurinë të Policisë Kriminale me bazë në Tiranë.
6 shqiptarët e arrestuar janë pjesë e një grupi narkotrafikantësh italo-shqiptarë, operativë e banues në territoret e provincave të Monza, Bergamo, Varese e Verona.
Operacioni i koduar “Rugantino” ka çuar në ekzekutimin e 15 urdhër ndalimeve, 4 prej të cilëve në burg, 7 në arrest shtëpie e 4 të tjerë me detyrim paraqitje.
Hetimet e operacionit kanë nisur në mars të 2019 e kanë vazhduar deri në gusht të 2020 duke dokumentuar se ky grup narkotrafikantësh ishte i mirë strukturuar e menaxhonte sasi të konsiderueshme droge, kryesisht kokainë.
Të akuzuarve u janë kapur në flagrancë rreth 6.5 kg kokainë e 5000 euro cash.