Deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron se Franca kishte pezulluar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ishte lajmi i ditës në Tiranë dhe Prishtinë.
Por mesa duket deklarata e tij është keqinterpretuar, pasi vetë zyra e shtypit të Macron ka dalë me një deklaratë sqaruese. Në reagim thuhet se Macron ka dashur të thotë se “çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur, duke iu referuar bllokadës së Prishtinës pë marrëveshjen me Serbinë”, çfarë ka nënkuptuar një “kërcënim” për Prishtinën zyrtare.
“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”, deklaron Zyra e Presidentit të Francës.
Ndërkaq, agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”