Përvetësuan 33 milionë lekë nga pensionet, ndihma ekonomike dhe pagesat e invaliditetit, arrestohen 7 punonjësit e Postës Shqiptare

7 punonjës të Postës Shqiptare kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se kanë përvetësuar pensionet, ndihmën ekonomike dhe pagesat e invaliditeit të personave që jetojnë jashtë vendit.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njofton se punonjësit janë të filialeve në Dibër, Shkodër dhe Tropojë, ndërkohë që dëmi kap shumën e 33 milionë lekëve të vjetra.

“❌ Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7️⃣ zyrtarë para drejtësisë! ⛔
Falë denoncimeve ✖️ të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit! 🚨
❌ Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! 🚫
🔊 Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Manja.